Burri në Suharekë dhunon të miturën 15-vjeçare dhe incizon aktin

Një rast tronditës është zbuluar në Prizren, pas informacioneve të publikimit të një videoje, ku shiheshin dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas zhvillimeve hetimore është arritur që të identifikohen personat në videon, ku viktima është një vajzë 15-vjeçare.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që ta arrestojnë 35-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur dhe të gjithë aktin e ka regjistruar me videoincizim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

 

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që ia theu nofullën 17-vjeçarit në Skenderaj pasi e shau – Gjykata merr vendim ndaj tij