Video: Të famshmit grekë vizitojnë ‘hotelin më të keq’ në Kosovë

Tre figura të njohura të internetit në Greqi, të njohur si influencerë, të cilët vizitojnë vende të ndryshme dhe realizojnë video për Youtube, së fundmi kanë vizituar Kosovën.

Në videon e postuar së fundmi në Youtube nga njëri prej tyre, Konilo, ka treguar se kanë vizituar hotelin më të keq në Kosovë dhe se çfarë kanë parë brenda tij.

Në videon e tyre ata tregojnë se në dhomën e tyre gjetën mbeturina, gjëra të përdorura, myk dhe lagështi në mure, merimanga, madje edhe insekte të ngordhura, të cilat askush nuk i kishte pastruar.

Tre grekët, të njohur me emrat e internetit: KarpouziFetaGaming, Anna Maria Vellis dhe Konilo, kishin vizituar gjatë udhëtimit të tyre edhe hotelet më të këqija në Shqipëri dhe Bullgari

Lexo edhe:  Një femër në Fushë-Kosovë thotë se u dhunua nga kolegu i saj