Paralajmërojnë meteorologët, stuhi dhe breshër në Kosovë
Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet kohë pas kohe të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Era do të fryjë nga kuadradi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale!
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë në vlerat maksimale, ku minimalet do të luhaten prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C. Në zonat me shtrëngata dhe përreth tyre, temperaturat pësojnë ulje të theksueshme.