Dy persona të vdekur në Gjilan e Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy vdekje në Gjilan e Prizren

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy vdekje si raste të ndara, në Gjilan e Prizren.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se në shtëpinë e tij në Gjilan është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore dhe se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Kurse në Prizren, po ashtu, një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete, teksa bëhet e ditur se edhe për këtë rast janë nisur hetimet.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

 

Lexo edhe:  "Zajednica nuk kalon": Kurti pengohet gjatë një fjalimi të tij, arrestohet një aktiviste