Ankohet mërgimtari: Në Skenderaj, burekut me mish vetëm emri i kish mbet, mezi e gjeta këtë kokërr mishi – veç vaj e petë

Një mërgimtar nga Qubreli i Skënderajt që jeton në Danimarkë, ka ardhur në vendlindje.

Me të ardhur, ka dashur ta shijojë një nga ushqimet që nuk e gjen lehtë në vendin ku jeton, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo, në burekat që bleu ankohet se nuk gjeti mish, por vetëm petë dhe vaj. Sipas tij, në dy bureka gjeti vetëm një copëz mish.

“Byrekut me mish, veç emri i kish mbet! I bleva ja dy byreka me mish e ne te dyte se bashku mezi e gjeta ket kokerr mishi, se veç pet edhe vaj ish kan byreku!!”, ka shkruar mërgimtari.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, me të ishte një vajzë 27 vjeçe