E dhimbshme: Vdes në moshë mjaft të re, Andi Bajraktari
Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare, kompozitori i talentuar shqiptar, Andi Bajraktari.
Mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta është bërë një atak në zemër.
Lajmin e trishtë e japin familjarët dhe miqtë e Andit, të cilët shprehen me hidhërim se u pre në mes jeta e një njeriu dhe artisti kompozitor me shpirt të madh.
Andi Bajraktari ishte kompozitor dhe mësues prej 10 vitesh në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës dhe gjithashtu ishte lektor në Universitetin e Durrësit.
Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe vetëm dy javë më parë erdhi në jetë vajza e tij e vogël.