Therja me thikë e 11-vjeçarit në Prizren, fëmija thotë se u godit qëllimisht – detaje të reja

Një 11-vjeçar është therur me thikë mbrëmë nga një 14-vjeçar në Reçan të Prizrenit dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore. Fëmija u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim, ndërkohë Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe disa dëshmitarë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se pasi Policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka intervistuar prindin e fëmijët. Sipas tij, i dyshuari e ka goditur aksidentalisht djalin e tij dhe se nuk ka pasur qëllim tjetër. Por ndryshe nga babai ka deklaruar vet viktima. 11-vjeçari u ka thënë zyrtarëve policorë se miku i tij e ka ther me qëllim në qafë dhe i ka shkaktuar lëndime.

Motivet e rastit ende nuk dihen, teksa Policia s’ka arritur ta gjejë as mjetin e mprehtë që është përdorur. I dyshuari ka deklaruar para hetuesve se e ka hedhur në një lumë thikën, pasi e ka therur të miturin 11-vjeçari.

Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për lëndim të rëndë trupor, ndërkohë që viktima po merr tretman mjekësor në spital.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur të miturit posedojnë mjete të mprehta, dukuri kjo në rritje dhe mjaft shqetësuese.

Lexo edhe:  Vuçiq: Sonte s’ka përfunduar asgjë, kemi arritur një lloj marrëveshje