Ky është 50 vjeçari që u gjet i vdekur sot në shtëpinë e tij në Mitrovicë
Bekim Bislimi, u gjet pa shenja jete mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Mitrovicë, shkruan 02 press.
Lajmi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, rast të cilin e ka cilësuar si të dyshimtë.
Trupi i pa jetë i 50 vjeçarit është dërguar për obduksion.
Raporti i plotë:
Vdekje e dyshimtë
Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar.
Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.