Rexhep Selimi sot feston ditëlindjen, gruaja dhe fëmijët e vizitojnë në Gjykaten e Hagës
Rexhep Selimi sot do të ketë për vizitë gruan dhe fëmijët e tij në Hagë.
Kjo vizitë do të bëhet me rastin e ditëlindjes së tij.
Bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka publikuar fotografi para ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, ku ka treguar se kanë shkuar për vizitë me rastin e ditëlindjes së tij.
“Urime ditëlindja Rexhë! Gjithmonë ditëlindjet bashkë!”, shkroi ajo, transmeton Zeri.info.
Kujtojmë se Rexhep Selimi u arrestua më 5 nëntor të vitit 2020 dhe nga atëherë është në paraburgim nën akuzat e supozuara për krime lufte.