Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu që nga orët e para të 24-orëshit.
Gjatë orëve të pasditës do të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje shiu e bore, lokalisht në formë të rrebesheve.
Deri në orët e mbrëmjes, reshjet e borës pritet të shtrihen në pjesën dërrmuese të vendit, me përjashtim për zona të pakta të Rrafshit të Dukagjinit. Lokalisht reshjet do të jenë të dendura.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, ku gjatë pasditës do të dominohet nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C. Gjatë kalimit të frontit pritet ulje e shpejtë e temperaturave.