Arrestohet 23-vjeçari në Gjakovë, dyshohet për dhunim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka arrestuar të dyshuarin F.F, i cili po kërkohej për veprën penale “dhunim”.

Arrestimi i të dyshuarit është arritur 4 muaj pasi Policia lëshoi kërkesën për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e të dyshuarit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Dhunim”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për mbajtje për 48 orë.

Postimi i plotë:

Pas publikimit të fotografisë së personit në kërkim, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, arrestohet personi i kërkuar

Gjakovë, 14 mars 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Dhunim”.

Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

 

Lexo edhe:  Publikohen pamjet nga afër barrikadave në veri, shihen persona të armatosur rëndë