Gjendet e mitura që u zhduk para 4 muajsh, po bashkëjetonte me një djalë

Policia në Gjakovë dje ka arrestuar një person nën dyshimin e veprës penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

Sipas Policisë, ai ishte duke bashkëjetuar me një femër të mitur, e cila ishte shpallur e zhdukur para katër muajsh.

“Më 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë

Lexo edhe:  Liberalizimi i vizave më afër së kurrë, Franca ndërron qëndrimin e saj!