Arrestohen tre persona në Deçan, u rrahën për një varr

Tre persona janë arrestuar të dielën në qytetin e Deçanit, për shkak të një varri.

Policia e Kosovës, në raportin 24- orësh thekson se rrahja ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të një varreze  nga njëri prej të dyshuarve

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze  nga njëri prej të dyshuarëve. Të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Më 2022 vdiqën 5 fëmijë deri në 12-vjeç, në vigjilje të vitit të ri shkollor policia bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik