Në mes të asfaltit një grua lan tepihun, shkakton kolona të gjata
Nëse gjeni veten mes Sarajevës dhe Tuzlës, mos u befasoni nga bllokimi i trafikut.
Por befasohuni nga arsyeja e bllokimit
Një fotografi ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale në Bosnjë e Hercegovinë dhe ka nxitur reagime të qeshurash nga përdoruesit.
Aty shihet një copë rruge para një shtëpie private e cila është bllokuar për qarkullim.
E në mes të asfaltit, një grua lan tepihun e shtëpisë. Dhe kjo, shkruan Index, me të vërtet mund të ndodhë vetëm në Ballkan.