Digjet vetura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një veturë është djegur në autostradën “Arbën Xhaferi” pasditen e së shtunës.

Demokracia.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Incidenti ka ndodhur në pjesën Ferizaj-Hani i Elezit.

Mediumi ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Lexo edhe:  Skandali i ryshfetit në spitalin e Vushtrrisë shkakton kaos – Salla e kirurgjisë mbetet me dy kirurgë