Lajm i hidhur: Një foshnje dymuajshe vdes në rrethana të dyshimta në Prishtinë
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në rrugën Muhamet Haxhaj mëngjesin e së premtes.
Policia në raportin 24 orësh ka thënë se një foshnje dymuajshe ka vdekur në rrethana të panjohura.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipin mjekësor që ka konstatuar vdekjen dhe trupi i pajetë i foshnjes është dërguar për obduksion.
Policia po e heton rastin.
Njoftimi i policisë:
HETIM I VDEKJES
Rr. Muhamet Haxhaj, Prishtinë 10.03.2023 – 09:00. Viktima mashkull kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin