Ky është shoferi që u arrestua pasi mbyti në vend këmbësorin afër “Albi Mall”

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet pasditen e sotme në Veternik të Prishtinës ku goditi për vdekje me veturë një këmbësor, tashmë është arrestuar.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Mergim Limani.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

Lexo edhe:  Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me subvencione, përfitoi mijëra euro kundërligjshëm