Shtyhet seanca ndaj pjesëtarit të FSK-së që akuzohet për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë, kjo është arsyeja
Ushtari i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj për plagosjen e dy fëmijëve të komunitetit serb në fshatin Govushë të Shtërpcës në fillim të këtij viti.
Mirëpo, seanca ndaj tij është shtyrë për shkak të dokumenteve.
“Shtyhet seanca fillestare për shkak të kërkesës së përfaqësuesve të palëve të dëmtuara për arsye se dokumentet e shkresës së lëndës nuk janë dorëzuar dhe përkthyer në gjuhën amëtare (serbe) që e kuptojnë ata. Gjyqtari i çështjes ka shtyrë seancën për 16 mars”, ka thënë për “Indeksonline”, avokati Naim Ferati.
Kujtojmë se mbi Kurtajn rëndon akuza për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.