Helikopteri serb i rrëzuar në vitin 1998 në fshatin Këpuz, u bë nga Dëshmori Naser Brahimaj. i njohur ndryshe si Komandant Bardheci, bashkëluftëtari i tij, ka rrëfyer për RTV Dukagjinin momentin e rrëzimit të Helikopterit
Pos këmbësorisë, artilerisë së rëndë dhe mjeteve të blinduara, forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, kishin përdorure edhe helikopter.
Një të tillë e kishin vënë në funskion në vitin 1998 në regjionin e Dukagjinit, porse operacioni i tij, kundër UÇK-së, kishte përfunduar keq.
Disa ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin arriture që ta rrëzojnë atë. Në krye të këtij misioni kishte qenë Naser Brahimaj që tani është dëshmorë i kombit.
Historinë e kësaj ngjarje tani e rrëfen bashkëluftëtari i tij Xhevdet Brahimaj.