Fati e shpëton fëmijën 2-vjeçar në Prishtinë, babai sa nuk e shtypi aksidentalisht me makinë
Një fëmijë 2-vjeçar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim pasi u godit aksidentalisht me veturë nga babai.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës, sot në mëngjes. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se fatmirësisht fëmija është jashtë rrezikut për jetë.
Posa Policia është njoftuar nga spitali për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratë nga nëna e fëmijës. Sipas saj, burri ka qenë duke parkuar veturën kur fëmija ka vrapuar dhe ka përfunduar nën veturë.
Për pasojë fëmija ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim.
Ndaj babait të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.