29-vjeçarja në Obiliq e çon në Polici babain e saj, thotë se e sulmoi fizikisht

Çdo ditë e më shumë në Kosovë po rritet numri i rasteve të dhunës në familje. E nuk janë të rralla rastet kur fëmijët pa hezitim i denoncojnë prindërit e tyre, për të cilët thonë se ushtrojnë dhunë në forma të ndryshme.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një 29-vjeçare nga Obiliqi, e cila e ka denoncuar babain e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se babai e saj e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

 

Lexo edhe:  E ka vra me kallash në sy të gruas e të fëmijëve”, dëshmitari i rastit rrëfen momentin kritik të vrasjes në Prizren