Tragjike: Vdes në Slloveni 26-vjeçari nga Kosova, dyshohet se u mbyt në liqen

26-vjeçari nga komuna e Klinës, Azdrim Krasniqi, ka vdekur tragjikisht jashtë Kosovës.

Sipas mediave lokale, dyshohet se i riu është mbytur në një liqen në Slloveni.

“Në moshën 26 vjeçare ka ndërruar jetë Azdrim Krasniqi nga fshati Përqevë e Klinës.

Klina.info mëson se i ndjeri është mbytur dje në një liqen në Slloveni. Për varrim do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në një postim.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur në kulmin e shtëpisë një person në Prishtinë