Hetimet e Prokurorisë për skandalin e madh, HIB nën hetime për shmangie mbi 1 milion euroshe
Në total, vlera e keqpërdorimit dyshohet të jetë 835 mijë e 782 euro, vlerë më e lartë e dëmit sesa në rastin e Zyrës Ndërlidhëse Greke.
Në total, nga importi për dy misionet diplomatike rezulton se dëmi kap shifrën prej 1 milion e 564 mijë eurove.
Edhe për këtë pjesë, menaxheri i “HIB Petrol”, Fatbardh Xhaferi, përgjegjësinë ia kishte lënë Kastratit si ndërmjetësues.
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare Han i Elezit më 6 prill dhe më pas ishte dërguar në arrest shtëpiak.
Para organeve të rendit, ai e ka pranuar se njihet me Xhaferin, por ka mohuar sigurimin e dokumenteve.