“Ganja është Shote Galicë”

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për sulmet ndaj deputetes Ganimete Musliu, teksa ka thënë se Ganja ka shkëlqyer.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografi krah Musliut, ka thënë se ajo nuk pret ta mbrojë askush për fjalën që e thotë pasi i beson vetes dhe është Shote Galicë.

Ajo me ironi ka thënë se po presin që t’i përkrahë Dejona Mihajli.

Postimi i saj i plotë:

Ganja ka shkëlqy, lirisht mund të them se ka kalu në një nivel tjetër të kritikës pozitive me argument.

Ganimete Musliu nuk pret me mbrojtë askush për fjalën që e thotë e qëndrimin që e mban sepse i beson vetës, sepse është Shotë Galicë.

Përndryshe, unë jam me Ganën në sfida e në sukseseP.S Tash po presim Dejona me na përkrahë

Lexo edhe:  Prishtinë: Shtetasja e huaj e denoncon për dhunë burrin e saj shqiptar, kërkon ndihmë në Polici