Rreshtohen 784 ushtarë të Kosovës: Formojnë portretin e Adem Jasharit

Për nder të Epopesë së UÇK-së që shënohet më 5,6 dhe 7 mars, 784 ushtarë të Kosovës janë rreshtuar në kazermë duke formuar portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Një video nga disa kënde e këtij veprimi të FSK-së është publikuar nga vet Forca e Sigurisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

E njëjta është shoqëruar me tingujt e këngës ikonë të Shkurte Fejzes, “Mora Fjalë”.

Lexo edhe:  “Unë e di që mamin e kanë vra”- Fjalët emocionuese të djalit 6 vjeçar të Gjyljeta Ukellës, e cila tash një vit u vrá nga bashkëshorti