Lajm i hidhur: Vdes farmacisti i parë në Mitrovicë, i njohur si “Arapi”

Qytetarët mitrovicas të gjithë e njihnin, pasi secili që donte të blinte barna i referohej si “te Arapi”.

Ndërsa sot në moshën 79 vjeçare ka vdekur Kamel Abofoda – Arapi, shkruan Jepi zë.

I ndjeri respektohej shumë nga qytetarët mitrovicas, ndërsa profesionin e tij e ka trashëguar edhe djali i tij, i cili me sukses po udhëheq biznesin e tij.

Familjarët për “Jepi zë” kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës, me kohën e Ikindisë./ Jepi zë

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes profesoresha universitare nga Mitrovica