Gjykata merr vendim për “Kobrën” dhe të tjerët që dyshohen për vrasjen e të riut në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visart Cengu.

Vazhdimin e paraburgimit për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë, gjykata e ka aprovuar vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 2 muaj“, ka thënë Gashi për Insajderin.

 

Lexo edhe:  Gruaja në Deçan e çon burrin në Polici, ankohet se po i shkakton dhunë psikike