Aksioni policor për fajde, bastisje në disa regjione të Kosovës
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht lidhur me aksionin policor që ka nisur në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda.
Këtë tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku, i cili ka bërë me dije se aksioni ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’ dhe ka të bëjë me fajde.
“Ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’. Është duke u zhvillu një aksion. Ka të bëjë me fajde, me qësi gjana”, tha shkurt Maloku për Sinjalin.
Sipas tij, janë duke u kryer bastisje në disa regjione, përfshirë Prishtinë.
Ndërkohë Sinjali mëson nga burimet e veta se cak i bastisjeve janë disa autosallone, shtëpi private e objekte tjera përcjellëse në Prishtinë