Pas 18 vite shërbim, polici i Kosovës braktis uniformën

Zyrtarë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë ta brakstisin uniformën për shkaqe të ndryshme, poashtu ata janë ndarë të pakënaqur me pagat që kanë marrë sipas Ligjit të ri të Pagave.

Sipas disa mediave bëhet e ditur se disa zyrtarë policorë tanimë kanë filluar të mendojnë të dorëhiqen nga Policia e Kosovës dhe të gjejnë punë tjetër apo të dalin jashtë vendit, shkruan Jepi zë.

Për largim nga Policia e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtari policor, Leutrim Tërshnjaku.

“Sot pas më shumë se 18 vitesh përvojë pune në POLICINË E KOSOVËS, e kam dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen time vullnetare”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Njoftimi i tij i plotë:

Sot pas më shumë se 18 vitesh përvojë pune në POLICINË E KOSOVËS, e kam dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen time vullnetare.

Ishte kënaqësi që pata mundësinë të kontribuoj sado pak në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, racore apo religjioze, vlera këto të kultivuara dhe mirëmbajtura në POLICINË E KOSOVËS që nga fillimi i funksionimit të saj.

Të gjithë kolegëve në POLICINË E KOSOVËS ju dëshiroj shëndet dhe suksese në te ardhmen.

Ju faleminderit të gjithëve!

Zoti ju bekoftë!

Lexo edhe:  Detaje të reja: Burri vrau gruan me sëpatë në 2 të natës, qëndroi dy orë me trupin e vdekur dhe u dorëzua në Polici