Valdet Fejzullahu, shembull i mirë i biznesmenit: Suksesin e ndan me punëtorë, ua rrit sërish pagat për 15%

Të gjitha kompanitë e mëdha në botë investojnë që punëtorët të mos e shohin atë si një vend pune, por si një familje.

Kjo për arsye se konsiderohet që punëtorët duhet të jenë të lumtur me vendin ku punojnë, shkruan “Jepi zë”.

Kjo klimë vërehet në kompaninë gjigande ndërtimore, “Aurora Group”.

Pronari i kësaj kompanie, Valdet Fejzullahu, ka bërë sot një hap tjetër të madh për punëtorët e tij.

Ai ka vendosur për rritje të pagave të mbi 200 punëtorëve të kompanisë me 15%.

Ndryshe, Valdet Fejzullahu njihet si afarist i suksesshëm, kompania e së cilit vetëm për momentin po menaxhon ndërtimin e 7 ndërtesave banesore, 5 në Mitrovicë e 2 në Vushtrri.

Lexo edhe:  Reduktimet e rrymës - KEDS del me një njoftim për qytetarët