Paralajmërimet për tërmete, shpërngulje masive nga Stambolli, nisin blerjet në fshatrat malorë

Pas disa paralajmërimeve të ekspertëve sizmologë se Stambolli pritet të goditet nga një tërmet i fortë, shumë banorë të kryeqendrës së Turqisë kanë nisur të shpërngulen drejt zonave të tjera, të konsideruara si të sigurta për të jetuar.

Shpërnguljet më të mëdha janë regjistruar në fshatin Edirne, aty ku thuhet se distanca deri në vijën e thyerjes dhe rreziku i tërmetit janë të ulëta. Kërkesa është rritur ndjeshëm për fshatrat e Turqisë, lartësia e të cilëve është e madhe dhe toka shkëmbore. Shumë qytetarë që jetonin në Stamboll kërkuan tokë dhe shtëpi nga këto fshatra.

Sipas sondakika.com, Suloglu Namık Babacan, zëvendës presidenti i Shoqatës së Konsulentëve Publikë të Pasurive të Paluajtshme “Trakya”, deklaroi se javët e fundit ka pasur një kërkesë të madhe për rrethet e Stambollit dhe tha se janë përballur me interesin intensiv të qytetarëve nga Stambolli për prona në zonat e larta malore.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim