Grabitja që përfundoi me përleshje, mësohet çfarë ndodhi me hajnin që u kap në flagrancë nga drenicasi
Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët, që shpesh përballen me hajdutët, të cilët i zënë në flagrancë.
Kështu ka ndodhur edhe të shtunën në fshatin Dashevc të Skenderajt. Gazeta Sinjali raportoi dje se si pronari i një shtëpie e kapi hajdutin, të cilin më pas ia ‘dorëzoi’ Policisë.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili u arrestua para dy ditësh, me ç’rast brenda afatit ligjor ndaj tij u bë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata e ka aprovuar kërkesën, duke ia caktuar të dyshuarit një muaj paraburgim.
I dyshuari N.B., po dyshohet për dy vepra penale: “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.
Si ndodhi rasti?
Hajni hyri në një shtëpi gjatë natës, ku kishte planifikuar të kryente vjedhje, por plani i dështoi pasi u përballë me pronarin e shtëpisë, me të cilin u ballafaquan. Sinjali mëson se, kryefamiljari arriti ta kap të dyshuarin, të cilin e ndaloi derisa intervenoi Policia.