Bie ashensori në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona
Gjashtë femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore. Kjo si pasojë e rënies së një ashensori nga kati i dytë në podrum.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë të shtunën rreth orës 23:00.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore.
Njoftimi i plotë:
Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore.