Ky është personi që vdiq sot pas aksidentit në Deçan
Para pak çastesh u raportua se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Rastavic të Deçanit.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se person i vdekur është, Bali Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj ishte pjesë e Degës së AAK-së në Deçan.
‘’Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës’’, thuhej në raportin e Policisë.