“Bir, u ba nana marak”, fotografi del me fushatë vetëdijësuese kundër shpejtësisë në trafik

Fotografi Marjan Komani ka filluar një fushatë vetëdijësuese pas aksidenteve të shumta që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë.

Komani, me nje ide kreative, ka kërkuar që vozitësit të kenë kujdes, pasi shpejtësia vret.

“THIRRJET E FUNDIT! Shpejtësia vret! Juve dhe zemrat e atyre që ju presin. Mos i lini thirrjet PA përgjigjje. Mos shkaktoni thirrjet e fundit!”, thuhet në postimin e Komani.

Lexo edhe:  Raportohet për një shqiptar të vdekur në mesin e katër viktimave, pas shembjes së skeleve në një objekt në Zvicrër