Gjykata rrëzon çështjen e Martin Berishajt në shkallën e dytë: Lajmet nuk ishin shpifje

Mirko Mayer, kryeredaktori i “Planet TV”, televizionit që akuzoi ambasadorin kosovar në Slloveni, Martin Berishaj për përfshirje në një skandal financiar dhe tërheqjen e pagesave të majme nga GEN-i në Beograd, ka bërë të ditur se Gjykata në Slloveni ka vendosur edhe në shkallën e dytë se lajmet e këtij mediumi rreth këtyre çështjeve nuk janë shpifje.

Përmes postimit në Twitter, Mayer i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, i cili ditë më parë kishte thënë se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast, shkruan lajmi.net.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklarata dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoi se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykata në shkallën e dytë”, ka shkruar Mayer.

Kujtojmë se para disa kohësh, Gjykata e Qarkut në Lubjanë pati vendosur që ta hedhë poshtë akuzën e Berishajt për “Planet TV” pa efekt juridik.

Mayer ka shpërndarë edhe vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se pas publikimit të lajmeve për Martin Berishajn, ky i fundit kishte dorëzuar padi ndaj “Planet TV”, por se vendimet e deritanishme bëjnë të kuptojnë se nuk ka bazë juridike për hetim ndaj raportimeve, pasi që të njëjtat nuk janë konsideruar si shpifje, ashtu siç ka pretenduar ambasadori Berishaj.

Lexo edhe:  E rëndë në Prizren: 33-vjeçari i dehur sulmon policin që shkoi të intervenojë në rast, ia thyen hundën