Vedat Bajrami: Serbia as në ëndërr nuk e sheh më Kosovën si të saj

Vedat Bajrami i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, disa javë më parë.

Ai tashmë shquhet për humorin e tij, ndërsa brenda ka rrëfyer për publikun edhe gjëra interesante.

Vedati së fundmi ka folur gjatë për luftën në Kosovë, teksa ia tregoi Melisa Lleshit disa ngjarje që kanë ndodhur në vend më shumë se 23 vjet më parë.

Humoristi mes tjerash i tha këngëtares se ‘Serbia ende mendon se Kosova është e saj’, por që kjo as në ëndërr nuk i del më.

“Lufta nuk ka filluar vetëm në 98-99. Lufta ka filluar moti. Moti kanë filluar sulmet për shqiptarët. Edhe sot vetëm se nuk ka fuqi se jemi bërë shtet, jemi fuqi, kemi KFORI-n këtu, kemi forcat e NATO-s. Ne si Kosovë nuk jemi pranuar në NATO, por NATO-n e kemi brenda”, u shpreh Bajrami.

“Politikisht kurrë nuk e kanë pranuar, e kanë ushqyer të njëjtën dëshirë që Kosova është e jona, pretendojnë se Kosova është tyre, Kosova as në ëndërr nuk është e tyre më, por akoma pretendojnë”, vazhdoi më tej humoristi shqiptar.

Theksojmë se brenda BBVK-së deri më tani ka pasur situata të ndryshme, debate e mes tjerash janë trajtuar edhe tema të rëndësishme nga banorët.

Lexo edhe:  ‘Artisti nuk ekziston pa talentin’ – vazhdojnë përplasjet mes Taynës dhe ish-menaxherit të saj