Lajm i hidhur: Vdes inxhinierja e metalurgjisë dhe ish punëtore e Trepçës
Sot në moshën 70 vjeçare ka vdekur ish inxhinierja e metalurgjisë, Kimete Prekazi – Zekaj.
E ndjera për shumë vite kishte punuar në kombinatin e Trepçës, shkruan Jepi zë.
Ajo ishte ndër femrat e pakta nga Mitrovica që kishin arritur të diplomonin në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, poashtu ndër të vetmet të punësuara si inxhiniere në gjigantin metalurgjik.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, në ora 14:56 me kohën e Ikindisë./ Jepi zë