Në sy të klasës, nxënësi ther për vdekje mësuesen në Francë
Një nxënës 16-vjeçar i një shkolle të mesme në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz goditi me thikë për vdekje një mësuese të gjuhës spanjolle, shkruan BBC.
Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një klasë gjatë orëve të mësimit. Nxënësi u arrestua.
Mësuesja ishte në të pesëdhjetat e saj dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje.
Gazeta franceze Sud Ouest raportoi se sulmuesi hyri në klasë ndërsa mësuesja e spanjishtes po mbante mësim.
Në vendngjarje ka shkuar ministri francez i Arsimit.