Shteti vihet në lëvizje ndaj “vajzës së prokurorit” që kërcënoi e ofendoi kalimtaren

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për videon ku një grua në Prishtinë dëgjohet duke e sharë e kërcënuar një kalimtare, të cilën për pak e goditi me veturë. E njëjta, me pretekstin se babai i saj është porokuror e kërkon të njejtën të largohet nga rruga.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë Ulaj.

Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për rastin.

Lexo edhe:  Ngjarja tragjike në Skenderaj: I plagosur mbeti edhe i dyshuari për vrasje