Zbulohet një kasafortë plot para nën rrënoja në Turqi

Nën gërmadhat e godinave, përveç punonjësve të grupeve të kërkim-shpëtimit, janë parë hajdutë që gërmonin për sende me vlerë, pavarësisht ruajtjes nga autoritetet.

Ndërkohë që personat kapen dhe arrestohen brenda një kohe të shkurtër, grupet e kërkim-shpëtimit ua dorëzojnë forcave të sigurisë paratë dhe bizhuteritë që njerëzit mbanin në shtëpitë e tyre.

Sipas mediave turke, nën rrënoja janë gjetur qindra kasaforta dhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të shtrenjta. Për të shmangur abuzimet, autoritetet po regjistrojnë ço objekt të gjetur, ndërkohë që të gjithë njerëzit që pretendojnë se kanë humbur sende me vlerë nën rrënoja, duhet të bëjnë kallëzim në polici.

Më pas nis procesi i verifikimit dhe nëse, sipas një procedure ligjore, të gjitha paratë, byzylykët, vathët dhe xhevahiret e çmuara që nxirren nga rrënojat nuk merren nga pronarët brenda një viti, ato transferohen në thesarin e shtetit.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike sot