Bedri Hamza uron me simbolin e “çekiçave” Trepçën për triumfin në Kupën e Kosovës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka reaguar në lidhje me triumfin e KB Trepçës në Kupën e Kosovës në basketboll.
Hamza me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar pamjet nga palestra në Rahovec ku shihet ai me disa basketbollistë të “Minatorëve”, ndërsa ka uruar qytetin që ai drejton për këtë sukses.
“Kryeqyteti i basketbollit. Urime Mitrovicë. Urime Trepça. Urime Torcidë” – ka shkruar Hamza në rrjetin social.
Më të mirët te “Xehtarët” ishin Drilon Hajrizi, Gordon dhe Brown.
Ky ishte trofeu i dytë radhazi i Kupës së Kosovës në basketboll dhe i gjashti në histori për klubin mitrovcas.