Luizi: Nëse ikën Kiara, nuk e bën më asnjëri gjumin rehat në këtë shtëpi
Luizi ka diskutuar mëngjesin e sotëm me Beatin në lidhje me nominimet. Falë zarfit të kuq, Olta pati mundësinë të nominojë në spektaklin e mbrëmshëm, Luizin, Kiarën dhe Bledin.
Ai i tha Beatit se nëse ikën Kiara, atëherë asnjëri nga banorët nuk ka për ta bërë gjumin rehat në shtëpinë e Big Brother Vip.
Në spektaklin e së shtunës, Olta ishte e favorizuara e radhës nga Vëllai i Madh, pasi fitoi lojën me litar.
Përmes zarfit të kuq ajo kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim.