Politikani serb bën homazhe në Prekaz: Në emër të Serbisë së ndershme, kërkoj një ndjesë të madhe

15 vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë.

Me këtë rast kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka bërë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz.

I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviq pas homazheve ka thënë se do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen.

“Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviqi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush.

Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush dhe të pafajshme për ardhjen time në pushtet të përgjigjen. Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqë të merituar për të gjithë, faleminderit”, ka thënë Sanduloviq.

Lexo edhe:  Vetura godet 6-vjeçarin me biçikletë, fëmija dërgohet me urgjencë në spital