Duda Balje vishet me ngjyrat e flamurit të Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë
Sot bëhen 15 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast tashmë kanë nisur aktivitetet e ndryshme dhe përgatitjet për festën e veçantë të popullit të Kosovës.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ndërkohë ka marrë vëmendje me paraqitjen në këtë përvjetor.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social, Facebook, ku ka prezantuar fustanin e veçantë që lidhet me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
“15 vjet dashuri të pastër”, ka shkruar ajo.