Nxënësi i shkollës në Koshtovë të Mitrovicës denoncon arsimtaren: Më goditi katër herë me shuplaka – e denoncon në Polici
Nuk janë të rralla rastet e suspendimit të mësimdhënësve në shkollat e vendit qoftë për dhunën e ushtruar ndaj nxënëseve, por edhe për ngacmime e sulme seksuale.
Kjo shpeshherë ka ngritur shqetësim dhe ka alarmuar edhe prindërit, të cilët nuk hezitojnë të kërkojnë ndihmë nga Policia.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Jusuf Rexha’ në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku një arsimtare është denoncuar për dhunë ndaj një nxënësi.
Burimet brenda Prokurorisë të sinjalit kanë bërë me dije se nxënësi 14-vjeçar ka deklaruar se arsimtarja fillimisht e ka larguar nga ora mësimore dhe më pas e ka goditur me shuplaka katër herë.
Si rezultat i denoncimit, arsimtarja është intervistuar në stacion policor lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Sulm’.