Shpëtimtarët nga Kosova nxjerrin të gjallë nga rrënojat e tërmetit edhe një 3-vjeçare në Turqi

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka shpëtuar edhe një tjetër fëmijë që kishte mbetur nën rrënoja pas tërmetit në Turqi.

Këtë herë, kjo shoqatë ka shpëtuar një vajzë të vogël 3-vjeçare, dhjetë ditë pas tërmetit.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë ata, ku edhe kanë publikuar pamje nga momenti i shpëtimit.

“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë se pjesëtarët e FSK-së deri më tani kanë arritur të shpëtojnë katër persona nga rrënojat, pas tërmetit që shembi qindra ndërtesa në Turqi.

VIDEO

Lexo edhe:  Personi që u ther me thikë në Deçan është punëtor i Shell-it, u sulmua te vendi i punës