Xeni anulon dasmat e këtij viti, e tregon arsyen

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi – Xeni, ka njoftuar se është detyruar të anulojë të gjitha aktivitetet muzikore për këtë vit pas një intervenimi kirurgjik dhe këshillës së mjekut.

Ai ka thënë se këtë kohë do të shfrytëzojë të kalojë pranë familjes e miqve të cilëve tha se iu ka munguar prej vitesh.

“Pas shumë viteve angazhim të pandalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pasur, në konsultim me mjekun, kam vendosur që këtë vit të pushoj dhe të anuloj të gjitha aktivitetet e mija muzikore. Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem t’i përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite”, tha Xeni.

Duke falënderuar të gjithë për mbështetjen, uroi që të rikthehet në skenë vitin e ardhshëm. “Pa mbështetjen tuaj të vazhdueshme, nuk do të isha Xeni që jam sot. Të gjitha të arriturat i konsideroj si vlerë të përbashkët. Shpresoj që do më mirëkuptoni dhe uroj që vitin e ardhshëm të jemi shendosh e mirë. Do i madhi Zot, e me kënaqësi do ngjitem prapë në skenë, duke kënduar këngën e mirëfilltë shqipe deri në frymën e fundit”, u shpreh Xeni.

Kujtojmë që Xeni e pati kaluar koronavirusin dhe në vitin 2020 u kushtoi këngë mantebardhëve si shenjë falënderimi për ata.

Lexo edhe:  Santi-Shqipes: Të njeh krejt Shqipëria nga takimet me meshkuj në TV, erdhe tek ne ta rregullosh imazhin