Pas 182 orëve nën rrënoja, 13-vjeçari nxirret gjallë në Turqi

Një 13-vjeçar është nxjerrë i gjallë pas 182 orëve qëndrimi nën rrënoja, raporton televizioni turk “TRT”.

Ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë një 13-vjeçar nga nën rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Hatay, më shumë se një javë pasi goditi një tërmet shkatërrues.

Adoleshenti mbajti dorën e një shpëtimtari ndërsa ishte vendosur në një barelë, kokën e shtrënguar dhe mbuluar për ngrohtësi përpara se të transferohej në një ambulancë.

Lexo edhe:  Ky është hajni i marketeve që u kap sërish nga Policia, herën e fundit vodhi dhjetëra pashteta