Policia zbulon 3 laboratore të drogës në Mitrovicë, arrestohen 2 persona

Policia e Kosovës sot gjatë aksionit të quajtur “Shpata” janë identifikuar tre laboratorë në tri lokacione të ndryshme.

Në dy laboratorë u gjetën rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.

Bëhet e ditur se për këtë janë arrestuar dy persona, meshkuj serb dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.

“Policia mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Kujdes: Policët e Kosovës do të kenë kamera në trup